Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka ngritur akuza të forta lidhur me situatën institucionale në Kosovë dhe datën 16 shtator, kur pritet të shpallet verdikti ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Behrami ka deklaruar se, sipas tij, ka aktorë që janë të interesuar që më 16 shtator Kosova të mos ketë Kuvend dhe institucione të konsoliduara.

“Të interesuar që më 16 shtator të mos ketë Kuvend dhe institucione të Kosovës janë: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale. Sot mund t’u bashkëngjitet këtyre edhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar Behrami në Facebook.