Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës po e vendosin vendin në të njëjtën listë me Gjeorgjinë, për të cilën thotë se udhëhiqet nga një qeveri me orientim proruse.
“Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse. Para një viti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar partneritetin strategjik me Qeverinë e Gjeorgjisë, i cili erdhi pas vendimit të partisë në pushtet, Dreami Gjeorgjian, me orientim prorus, për të pezulluar njëanshëm negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.
