Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në një lidhje për Kosova Live, nga Haga, ka folur për verdiktin që pritet të jepet nesër ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Behrami ka thënë se nesër do të ketë verdikt për krejt Kosovën.
‘’Natyrisht që ngjallë emocione sidomos kur jemi në fund të procesit, ajo dita kur presidenti Thaçi ka hy në këto dyer të gjykatës, mos të harrojmë që me vete e ka marr edhe shtetin e Kosovës, edhe institucionet, e ka marrë edhe trashëgiminë e tij politike, por mbi të gjitha me vete e kanë marrë edhe sakrificën e qytetarëve të Kosovës. Sepse këtu, nuk po gjykohet Thaçi, Selimi, Veseli, Krasniqi, por po gjykohet dhe nesër do të ketë një verdikt për krejt Kosovën’’, ka thënë Behrami.



