Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se shtetet perëndimore nuk duken të shqetësuara me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Behrami ka pyetur nëse “dikush u ka premtuar se kjo punë nuk do të bëhet”.
“Është e çuditshme se si shtetet perëndimore fare nuk janë të shqetësuara me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
A thua pse? A ju ka premtuar dikush se kjo punë nuk do të bëhet?

