Deputeti i zgjedhur i PDK-së, ka kritikuar hezitimin për ta pranuar projektin e gazit amerikan duke e cilësuar atë si “totalisht të pakuptimtë, anti-amerikan dhe anti-kombëtar”.
Në një postim publik, Behrami tha se LNG-ja amerikane përfaqëson një mundësi strategjike për Kosovën, duke ofruar siguri më të madhe energjetike, stabilitet afatgjatë të çmimeve dhe lidhje më të forta me partnerët perëndimorë.
Postimi i plotë:
Gazi amerikan (LNG) është mundësi strategjike për Kosovën
Në një kohë kur Europa po e riformëson sigurinë e saj energjetike, gazi natyror i lëngshëm (LNG) nga SHBA mund të shndërrohet në shtyllën kryesore të stabilitetit energjetik në Kosovë.
Nga një dokument amerikan që kam parë, LNG nuk trajtohet vetëm si burim energjie, por si instrument strategjik për siguri, stabilitet ekonomik dhe forcim të lidhjeve euro-atlantike.
Kosova sot përballet me sfidat e varësisë nga importet e energjisë, derisa kapacitete të vjetruara të prodhimit dhe çmime të paqëndrueshme për bizneset dhe qytetarët vazhdojnë të rëndojnë jetën tonë.
