Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar për datën 16 shtator, duke thënë se ajo po shkakton “ankth të shumëfishtë” te kundërshtarët e Kosovës

Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e 12 shtatorit në sheshin “Skënderbeu”, në ora 14:00.

“Data 16 shtator është duke shkaktuar ankth të shumëfishtë te armiqtë e Kosovës. E ndër më të shqetësuarit duket të jenë ata që kanë furnizuar Gjykatën Speciale me dezinformata kundër krerëve të UÇK-së. Kur të lirohen ata, ky do të jetë dështimi i dytë i Serbisë për të dënuar njerëzit e UÇK-së. Prandaj, më 12 shtator, sheshi “Skënderbeu” duhet të stërmbushet. Bashkohu në ora 14:00”, shkruan Behrami.