Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës më 16 dhe 17 shkurt 2026.
Policia e Kosovës njofton se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës sipas itinerarit të planifikuar, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta.
