Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pas vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.
Ai tha se humbja e tij është humbje e madhe për Kosovë, teksa i shprehu ngushëllime familjes Daci.
“Lajm i hidhur në ditën e parë të vitit 2026. Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë.
