Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

GD
Gazeta Demos11 korrik 2026 në 22:14
BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Bashkimi Evropian nuk e sheh gazin e lëngshëm natyror (LNG) si komponentë të strukturës së ardhshme energjetike të Kosovës, për aq kohë sa prioritet absolut i vendit mbetet përmbushja e zotimeve në kuadër të Komunitetit të Energjisë.

Në një përgjigje për AlbaninanPost një zëdhënëse e Komisionit Evropian ka deklaruar se prioritete të BE-së – dhe të Kosovës – mbeten përshpejtimi i tranzicionit drejt burimeve të ripërtëritshme deri në 2030 dhe neutralitetit klimatik deri në 2050.

“Ndonëse gazi natyror mund – në rrethana të caktuara – të luajë një rol kalimtar në përpjekjet graduale për të diversifikuar burimet larg qymyrit, Kosova duhet t’i japë përparësi prodhimit të energjisë me karbon të ulët dhe atyre të ripërtëritshme, si dhe infrastrukturës përkatëse të transmetimit dhe ruajtjes, në përputhje me zotimet e saj klimatike dhe energjetike”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka theksuar se BE-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet e Kosovës për të përshpejtuar shtrirjen e burimeve të ripërtëritshme, duke përfshirë financimin e projekteve, ofrimin e asistencës teknike, modernizimin e infrastrukturës së transmetimit, si dhe mbështetjen financiare shtesë përmes Mekanizmit për Reforma dhe Rritje.

“Kjo mbështet përparimin drejt harmonizimit me legjislacionin e BE-së për klimën dhe energjinë, forcon sigurinë e brendshme energjetike dhe redukton ekspozimin ndaj rreziqeve të furnizimit”, ka shtuar zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Kosova nuk ka asnjë tubacion që e lidh me rrjetet e gazit në rajon, ndryshe nga shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkak të refuzimit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, i cili në vjeshtën e vitit 2021 pezulloi projektin me Maqedoninë e Veriut, që parashihej të financohej përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Por, zhvillimet e shpejta gjeopolitike kanë bërë që SHBA-të të rikthehen sërish me të njëjtën kërkesë për Kosovën, duke insistuar që vendi të rishqyrtojë pozicionin e saj dhe të përfshihet në projektin e madh amerikan të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 21:33“Unë jam vajza e 17 Shkurtit të Pavarësisë” - protestuesja me mesazh në protestën për çlirimtarët
  • 21:31“Deklarohem i pafajshëm” - fjalët e fundit të krerëve të UÇK-së në Hagë kumbojnë në shesh
  • 21:00Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra
  • 20:58Tre të rinjtë shqiptarë humbën jetën në Greqi, dëshmia rrëqethëse e mikes së familjes: Çifti i ri sapo ishin martuar, prisnin fëmijën e parë
  • 20:45Sadiku paralajmëron për sulme në WhatsApp: Problemi është më i madh sesa kam menduar