Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 18:09
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

Bashkimi Evropian sërish ka bërë thirrje për pezullimin e rrënimeve të objekteve pranë liqenit të Ujmanit, për të cilat autoritetet kosovare thonë se janë ndërtuar pa leje.

Zyrtarët evropianë përsërisin se shprehin keqardhje për këto veprime dhe u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që të pezullojnë të gjitha rrënimet derisa gjykatat kompetente të marrin një vendim përfundimtar.

“Nga ana jonë, na vjen keq për prishjen e shtëpive, veçanërisht pasi kërkesat për pronësi janë ende nën shqyrtim gjyqësor. Dhe BE-ja u bën thirrje institucioneve të Kosovës të ndalojnë çdo prishje të mëtejshme dhe gjithashtu të punojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale për të gjetur zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme. Dhe çdo hap i pakthyeshëm, përfshirë prishjen, duhet të pezullohet derisa gjykata kompetente të ketë dhënë një vendim përfundimtar mbi kërkesat e pazgjidhura”, ka theksuar Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.

Kjo është hera e dytë brenda një jave që Bashkimi Evropian kërkon publikisht ndërprerjen e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit. Javën e kaluar, Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë reagoi për këtë çështje, duke theksuar se veprimet e institucioneve të Kosovës po zhvillohen në kohën kur banorët kanë nisur procedura gjyqësore kundër vendimeve për rrënimin e objekteve. Sipas BE-së, gjatë këtij procesi nuk janë respektuar procedurat e rregullta gjyqësore.

rrënimevepranëliqenit

Të ngjashme

Vrasjet që tronditën Brukselin: Kush është shqiptari i ekzekutuar pranë Parlamentit Evropian

Vrasjet që tronditën Brukselin: Kush është shqiptari i ekzekutuar pranë Parlamentit Evropian

21:06

Më shumë nga Lajme

  • 23:53“Kryeprokuror a je gjallë?” – Besian Mustafa del me reagim pas publikimit të audio-incizimit të Halil Thaçit
  • 23:36Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në
  • 23:20Kurti takohet me kryeministrin kanadez, Mark Carney
  • 23:15Ish-presidentja Osmani me mesazh për presidenten Shiroka-Pula
  • 23:14Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%