Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 17:49
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

Komisioni Evropian propozoi që deri në vitin 2040, vendet e Bashkimit Evropian të zvogëlojnë ndotjen nga gazrat serrë për 90%, krahasuar me nivelin që kishin në vitin 1990.

BE-ja synon që të bëhet neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050 – që do të thotë se nuk do të lëshojë më shumë gazra serrë sesa mund të përthithen nga natyra ose me mjete teknike.

Aktualisht, vendet e BE-së duhet të zvogëlojnë ndotjen që shkakton ndryshime klimatike për 55% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelin që kishin në vitin 1990.

Që kur BE-ja miratoi ligjin për klimën në vitin 2021, kundërshtarët e veprimit klimatik dhe ambicieve mjedisore të bllokut kanë mbledhur forcë, duke argumentuar se masat e pengojnë përparimin ekonomik.

“Ne nuk po zgjedhim mes ekonomisë dhe agjendës së gjelbër, po i zgjedhim të dyja. Evropa është e përkushtuar për një tranzicion të drejtë, ambicioz dhe konkurrues drejt energjisë së gjelbër”, tha nënkryetarja e Komisionit, Teresa Ribera.

Projektligji i paraqitur të mërkurën duhet të negociohet nga vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian, përpara se objektivi i ri për klimën të hyjë në fuqi.

Me këto plane, shtetet anëtare do të kenë më shumë fleksibilitet për të arritur objektivat klimatike.

Deri tani, ato kanë mundur të llogarisin vetëm reduktimet e gazrave serrë në nivel kombëtar.

Nga viti 2036, propozimi lejon që kreditë e karbonit nga vendet joanëtare të BE-së, të llogariten deri në 3% të reduktimit të përgjithshëm prej 90%, krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Qeveria gjermane e kërkoi një mekanizëm të tillë përpara prezantimit të objektivit.

Qëllimet e BE-së për klimën lidhen me Marrëveshjen e Parisit për Klimën, të miratuar para 10 vjetësh.

Ajo synon të mbajë ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius.

Më shumë nga Lajme

  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait
  • 12:51Largimi i flamurit të Ukrainës, Përparim Rama: Shteti i Kosovës duhet të respektohet
  • 12:39Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë