Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 08:28
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës

Bashkimi Evropian ka theksuar se Kosovës i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit, si dhe nga mundësitë që ofrohen përmes Planit të Rritjes dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).

Kjo është bërë e ditur në një takim mes shefes në detyrë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova me Drejtoreshën për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.

Sipas njoftimit, ajo do të zhvillojë të mërkurën takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të shoqërisë civile, në kuadër të diskutimeve për procesin e integrimit evropian.

“Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka kënaqësinë të mirëpresë Drejtoreshën e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, në Prishtinë këtë mbrëmje, përpara takimeve të saj me përfaqësuesit institucionalë dhe të shoqërisë civile nesër. Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, Plani i Rritjes dhe IPA”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Më shumë nga Lajme

  • 09:33Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit
  • 09:20Transporti publik falas në Prishtinë gjatë marshit për UÇK-në
  • 08:53"Turp të ndahet UÇK-ja", Mërgim Lushtaku i reagon deputetit të VV-së që postoi fotografi me djalin e Adem Jasharit
  • 08:49Ahmeti fton shqiptarët për marshin e sotëm: Historia nuk mund të gjykohet
  • 08:48Arrestohet një person në Vushtrri, bashkëjetonte me një vajzë të mitur