Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

BE e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi: Duhet vullnet nga palët

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 07:43
BE e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi: Duhet vullnet nga palët

Bashkimi Evropian ka thënë se përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, është e gatshme të thërrasë një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për këtë nevojitet vullnet nga të dyja palët.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i BE-së në Kombet e Bashkuara, Stavros Lamperinos, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Ai ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një ndër kushtet thelbësore për rrugën evropiane të të dyja vendeve.

Lamperinos ka thënë se BE-ja riafirmon përkushtimin ndaj perspektivës evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke rikujtuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit, si dhe të marrëveshjeve të mëparshme të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Përfaqësuesja e Lartë mbetet e gatshme të thërrasë një takim të nivelit të lartë, por nevojitet vullnet nga të dyja palët. I inkurajojmë palët që ta marrin përsipër këtë përpjekje drejt normalizimit, të angazhohen në mirëbesim dhe ta mundësojnë një takim të tillë”, ka deklaruar ai.

Përfaqësuesi i BE-së ka shprehur gjithashtu shqetësim për situatën në veri të Kosovës dhe zhvillimet e muajve të verës, përfshirë rrënimet.

Ai ka përshëndetur marrëveshjen e 14 marsit me Kosovën lidhur me Ligjin për të Huajt.

Lamperinos u ka bërë thirrje palëve që të krijojnë kushte për një gjyqësor shumetnik dhe për kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, si dhe të vazhdojnë përpjekjet për uljen e tensioneve.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë hapa konkretë drejt marrëdhënieve që çojnë në stabilitet dhe angazhim në dialog.

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Tammy Bruce, ka thënë se paqja mes dy shteteve është esenciale.

E, Britania e Madhe i ka bërë thirrje Serbisë që personat përgjegjës për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të dalin para drejtësisë. Përfaqësuesja e Britanisë në OKB, Jennifer MacNaughtan, ka përmendur edhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke theksuar se kanë kaluar më shumë se tre vjet nga sulmi dhe Serbia nuk ka ndërmarrë asgjë.

Në deklaratën e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ajo ka kërkuar gjithashtu që Serbia të ofrojë qasje në arkiva për të mundësuar përparim në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Përfaqësuesi i Francës në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara, Jay Dharmadhikari, ka folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, që kanë kaluar në dy lexime në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se këto ndryshime janë në ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

Përfaqësuesit e Rusisë dhe të Kinës në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara kanë folur për “sulme e shkelje të të drejtave të serbëve” në Kosovë.

Ata po ashtu ndër të tjera janë ankuar edhe për vendimin e KFOR-it për optimizmin e trupave pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

lartëtakimpalët

Të ngjashme

Kremlini paralajmëron takim trepalësh Putin-Trump-Xi muajin e ardhshëm

Kremlini paralajmëron takim trepalësh Putin-Trump-Xi muajin e ardhshëm

17:57

Më shumë nga Lajme

  • 08:32Musliu-Shoshi kritikon Konjufcën për fjalimin në OKB: Asnjë fjalë për rolin e ish-krerëve të UÇK-së
  • 08:21Policia njofton ndërprerje të përkohshëm të qarkullimit në disa segmente, shkak udhëtimi i kryeministrit maqedon
  • 08:17Zhvillimet në PDK, Totaj: Aktgjykimi i Hagës ka pasur ndikim në parti
  • 08:16PDK thërret konferencë për media
  • 07:50SHBA 'godet' në OKB: Mbylleni UNMIK-un, koha e tij ka përfunduar dhe nuk ka më vend në Kosovë