“A ka turp zëvendëskryeministri ‘i parë’ nga identiteti i tij kombëtar, apo i është ndaluar ta promovojë atë?”
Kështu nis reagimi i ashpër i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), lidhur me veprimin e zëvendëskryeministrit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, i cili ndau një pllakë mirënjohjeje në emër të Nënës Terezë, duke anashkaluar plotësisht gjuhën shqipe — gjuhën që ajo fliste dhe një nga gjuhët zyrtare të shtetit.
Sipas BDI-së, përdorimi i emrit të Nënës Terezë pa përfshirjen e gjuhës shqipe përbën jo vetëm një fyerje ndaj identitetit shqiptar, por edhe një akt të qëllimshëm të zhveshjes së simbolikës kombëtare nga përfaqësuesit institucionalë shqiptarë.
