Policia e Kosovës ka konfiskuar armë, qindra fishekë, radiolidhje dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë disa bastisjeve të zhvilluara të premten në Zubin Potok.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë bastisjeve në disa lokacione janë gjetur dhe konfiskuar armë të ndryshme, përfshirë një AK-47, revole dhe pushkë gjuetie.
Në njërën prej bastisjeve, në shtëpinë e një të dyshuari, policia ka konfiskuar një AK-47, një revole, 446 fishekë, 42 krehër, një radiolidhje dhe pajisje të tjera ushtarake.



