Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovës, Maurizio Antonini dhe zëvëendësambasadoren Chiara Castaldo.
Basha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i ka falënderuar për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës në çdo etapë të zhvillimit politik, institucional dhe ekonomik. Ai ka thënë se Italia ka qenë dhe mbetet partnere e çmuar në forcimin e institucioneve tona demokratike dhe në avancimin e integrimit tonë evropian.
“Në takim biseduam për relacionet e veçanta mes popujve dhe vendeve tona si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit reciprok, posaçërisht mes kuvendeve përkatëse. Po ashtu diskutuam për rrugën përpara drejt funksionalizimit të institucioneve, për forcimin e bashkëjetesës me komunitetet pakicë dhe nevojën e integrimit të plotë të tyre, për çfarë institucionet tona kanë ndërmarrë veprime konkrete”, ka thënë Basha.
