Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Basha: Ka qenë shumë e rëndësishme që ta shpall Kuvendin të konstituuar, unë e interpretojë rregulloren

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 13:37
Basha: Ka qenë shumë e rëndësishme që ta shpall Kuvendin të konstituuar, unë e interpretojë rregulloren

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha s’mundi ta mbante një mbledhje të “Kryesisë”, meqenëse nuk pati kuorum, si pasojë e mungesës së nënkryetarëve të tjerë të zgjedhur jashtë partisë së tij.

Ai e arsyetoi shpalljen e Kuvendit “të konstituuar”, duke thënë se ka “përgjegjësi” që “ta funksionalizojë Kuvendin”.

“Kuvendi nuk duhet të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një kryetari”, tha ai.

Basha tha se për të ka qenë “shumë e rëndësishme” që “të konsideroj që Kuvendi të shpallet i konstiuuar”.

Ai citoi rregulloren e Kuvendit në pjesën që thotë se “kryetari është përgjegjës për zbatimin e rregullores dhe bën interpretimin e saj”, ndërsa tha se “ka kuorum për të pasur një Kuvend funksional”.

“Pra, nuk ka për mua logjikë të bllokohet Kuvendi i Republikës për moszgjedhjen e një nënkryetari”, tha ai, duke iu referuar mungesës së një nënkryetari serb.

“Për më tepër, ju e dini që Gjykata Kushtetuese është e heshtur në rastin ku asnjëri nga kandidatët nuk i merr votat e mjaftueshme, në këtë rast, për nënkryetar, siç e kemi pasur rastin në seancën e fundit”, tha ai.

Basha tha se në të kundërtën, do të “bllokohej shteti”

Ai kërkon që “të vazhdojë rrjedhja e afateve me caktimin e mandatarit dhe të kemi institucione funksionale, siç edhe presin qytetarët” dhe “miqtë ndërkombëtarë”.

Më shumë nga Lajme

  • 16:05Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së
  • 16:02Shqiptarët, ende të lidhur fort me familjen – 24,6% takohen çdo ditë
  • 16:01I kërkoi 50 mijë euro duke e kërcënuar me publikimin e fotografive, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren
  • 15:55Interesim i jashtëzakonshëm për ta parë në sallë shpalljen e aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
  • 15:54Kërkoheshin për drogë, dy persona ekstradohen drejt Kosovës nga Hungaria dhe Gjermania