Banja dhe rrethina e saj janë mobilizuar si asnjëherë më parë në mbështetje të rrugëtimit fitimtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke dëshmuar vendosmërinë për të vazhduar përpara, pa dallim dhe me zemër të hapur për të gjithë qytetarët e komunës sonë.
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e jashtëzakonshme që po i japin LDK-së dhe kandidatit Rexhep Kurtbogaj, duke theksuar se kjo mbështetje është sinjal i qartë se rrugëtimi i zhvillimit, drejtësisë dhe përparimit do të vazhdojë edhe më fuqishëm.
“ Banja me rrethinë, të mobilizuar si asnjëherë më parë për vazhdimin e rrugëtimit tonë të fitores së madhe të Istogut – pa dallim!
Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme.
