Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit si pasojë e valës së nxehtësisë

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 16:54
Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit si pasojë e valës së nxehtësisë

Temperaturat të enjten në Kosovë arritën 35 gradë celsius, dhe Ministria e Shëndetësisë lëshoi një rekomandim me masa mbrojtëse për punëtorët dhe grupet e ndjeshme të popullsisë kundër temperaturatve të larta, për periudhën 3 deri 10 korrik.

Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg diellit të drejtpërdrejtë dhe paralajmëroi fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje, të qëndrojnë në shtëpi.

Mungesa e ujit bëri që të mbyllet pishina në natyrë e kryeqytetit Prishtinë, e cila përdorej nga njerëzit për t’u freskuar gjatë nxehtësisë së verës.

Pishina e Germisë, në periferi të qytetit, u ndërtua në fund të viteve ‘80 si një destinacion rekreativ dhe konsiderohet njëra prej pishinave më të mëdha në kontinent.

Në këtë kohë vitin e kaluar, pishina e Germisë kishte midis 4.000 dhe 5.000 vizitorë në ditë.

Parku Germia, i njohur për bukurinë natyrore dhe mundësitë rekreative, ndodhet mes kodrave dhe maleve që furnizojnë me ujë pishinën. Por, këtë vit, stafi i pishinës nuk ia doli t’i sigurojë 20.000 metra kub ujë të nevojshëm.

Në vitet e kaluara, pishina mbushej brenda gjashtë ditëve, por këtë vit do të nevojiten më shumë se tri javë për shkak të thatësirës, tha menaxheri Bardh Krasniqi.

“Për shkak të valës së fortë të nxehtësisë që po ndikon tani në vend dhe rajon, fatkeqësisht nuk kemi mundur ta hapim pishinën më të madhe në vend”, tha Krasniqi për Associated Press.

Në Shqipërinë qendrore, temperaturat të enjten arritën në 40 gradë celsius dhe meteorologët paralajmëruan se reshjet e shiut do të jenë të rralla deri në shtator.

Lumenjtë pothuajse janë tharë për shkak të mungesës së reshjeve gjatë dimrit dhe pranverës.

Temperaturat e larta kanë detyruar autoritetet shqiptare t’i ndihmojnë bujqit me rrjete për vaditje. Një projekt për marrjen e ujit nga lumi Mat në veri për të ndihmuar në vaditjen e rreth 4.000 hektarëve tokë bujqësore në zonë, përfundoi të martën.

Kjo gjendje ka ndikuar keq edhe në prodhimin e rrymës në Shqipëri, e cila kryesisht prodhohet nga stacionet hidroelektrike në veri të vendit. Korporata Kombëtare e Energjisë shpenzoi deri në 60 milionë euro për të importuar rrymë në gjysmën e parë të këtij viti.

Instituti Shtetëror Meteorologjik i Serbisë ka paralajmëruar se “thatësira ekstreme” po ndikon në kulturat bujqësore të vendit, ndërsa nivelet e ujit në lumenj dhe liqene janë ulur.

Qytetet e vogla dhe fshatrat në Serbi përballen gjithashtu me kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm.

Gjatë valës së nxehtësisë së javës së kaluar në Evropë, temperaturat e larta arritën deri në 46.6 C në Mora, Portugali. Zjarret në natyrë janë të shpeshta në rajon gjatë verave të nxehta dhe të thata./REL

Më shumë nga Lajme

  • 18:54Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet
  • 18:42Ish-diplomati amerikan: U befasova nga dënimi i rëndë i Speciales, historia s’mund të ndryshohet, të shohim procesin e apelimit
  • 18:35Hoxhaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së: Në emër të popullit të Kosovës, bashkë në protestë gjithëpopullore
  • 18:34Kurti bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri
  • 18:22Poezi imagjinare me nënën, si Jakup Krasniqi i jepte vetes zemër në paraburgim