Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime për shpenzimet e importit të energjisë elektrike në Kosovë, duke deklaruar se nga janari i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2026 janë paguar 1.03 miliard euro për import të energjisë.
Përmes një postimi, Bajrami ka theksuar se çmimi i importit të energjisë elektrike ka arritur deri në 450.93 euro për megavat-orë (MWh), gjatë intervalit kohor nga ora 17:00 deri në 18:00.
Ajo ka krahasuar këtë çmim me koston prej 29.6 eurosh për MWh, që sipas saj paguhet kur energjia blihet nga KEK-u.




