Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: Mashtrimi i Kurtit u vërtetua sot në Kuvend – fundi politik i tij ka nisur më 9 shkurt

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 18:19
Bajrami: Mashtrimi i Kurtit u vërtetua sot në Kuvend – fundi politik i tij ka nisur më 9 shkurt

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas seancës së sotme të Kuvendit ku Glauk Konjufca dështoi të votohej për kryeministër, duke e cilësuar procesin si “vërtetim të mashtrimit të madh” nga partia fituese e zgjedhjeve dhe nga Albin Kurti.

Ajo theksoi se nuk ishte e pranishme në seancë për shkaqe shëndetësore, të cilat tha se shpreson t’i tejkalojë shpejt.

Bajrami u shpreh se dita e sotme dëshmoi atë që LDK-ja e ka thënë që nga zgjedhjet e 9 shkurtit: se pretendimi i Kurtit për sigurimin e numrave për formimin e qeverisë ka qenë mashtrim.

“Sot u vërtetua mashtrimi i atij që prej shkurtit ka thënë se i ka numrat për të themeluar Qeverinë; të atij që i ka humbur Kosovës muaj e vite me keqqeverisje, korrupsion, masa ndëshkuese, varfërim dhe ikje të qytetarëve nga vendi,” tha ajo.Deputetja e LDK-së akuzoi Kurtin për arrogancë politike, duke theksuar insistimin e tij për të votuar vetëm një emër për kryetare të Kuvendit, si dhe dështimin për të arritur një marrëveshje koalicioni me ndonjërën prej partive shqiptare për të shmangur zgjedhjet.

Ajo kritikoi edhe “humbjen e 15 ditëve të tjera” pas daljes së Glauk Konjufcës si mandatar, për të cilën tha se ishte e qartë se do të përfundonte me dështim dhe humbje kohe.“Thënë troç, kjo kastë politike ia humbi Kosovës plot 5 vjet, por përfituan ata dhe rrethi i tyre nga keqpërdorimi i resurseve shtetërore, për çka një ditë do të japin përgjegjësi,” ka deklaruar ajo.

Bajrami ngriti një sërë akuzash ndaj qeverisë në largim, duke përmendur korrupsionin në energji, rritjen e çmimeve, mosrealizimin e asnjë projekti të rëndësishëm infrastrukturor, si dhe dobësimin e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë.Sipas saj, “fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt”, ndërsa “vula e këtij fundi” do të vendoset në ditën e zgjedhjeve të reja.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 19:00Zgjedhje të tensionuara në Serbi, dalje masive në votime: Krejt çfarë dihet deri tash?
  • 18:58Kongresisti amerikan: Qeveria e Serbisë të mos përdor dhunë ndaj qytetarëve që votuan në numër rekord
  • 18:58Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për incidentet e dhunshme në disa vendvotime në Serbi
  • 18:46Vdes ish-gazetari kosovar
  • 18:45Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit - policia nis shoqërimet