Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhje të tensionuara në Serbi, dalje masive në votime: Krejt çfarë dihet deri tash?

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 19:00
Zgjedhje të tensionuara në Serbi, dalje masive në votime: Krejt çfarë dihet deri tash?

erbia po zhvillon zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të shoqëruara me pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë, incidente të dhunshme dhe raportime për parregullsi në vendvotime.

Gara ndërmjet kampit të Aleksandar Vuçiqit dhe Listës Studentore konsiderohet sfida më serioze ndaj pushtetit që ka dominuar Serbinë për 14 vjet.

Por, pavarësisht rivalitetit të ashpër politik, të dyja kampet kanë një qëndrim të përbashkët: refuzimin e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë shqiptarët janë bashkuar në një listë, me qëllim maksimalizimin e votës dhe përfaqësimin sa më të lartë në paralamentin serb.

Pjesëmarrje jashtëzakonisht e lartë

Të dhënat e publikuara pas orës 15:00 tregojnë një mobilizim të madh të votuesve, dukshëm më të lartë sesa në zgjedhjet e vitit 2023.

Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), deri në orën 14:00 kishin votuar 46.53 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2023, pjesëmarrja në të njëjtën orë kishte qenë 32.38 për qind.

Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Vojvodinë, me 49.23 për qind, ndërsa në Beograd kishte arritur në 47.55 për qind.

Kjo rritje tregon mobilizim të pazakontë elektoral, por nuk përcakton se cili kamp po përfiton më shumë nga dalja e qytetarëve.

Incidente, sulme dhe dyshime për manipulime

Procesi zgjedhor është shoqëruar edhe me incidente që kanë ngritur shqetësime për sigurinë e votuesve dhe rregullsinë e zgjedhjeve.

Pas orës 15:00, portali serb 021 raportoi për një sulm fizik ndaj një gruaje pranë një vendvotimi në qendër të Beogradit.

Sipas raportimit të medias Mašina, një grup burrash kishte sulmuar fillimisht verbalisht dhe më pas fizikisht persona që po shkonin të votonin.

Ndërkohë, rreth orës 15:10, u raportua për grupe burrash të veshur me të zeza që marshonin nëpër rrugët e Beogradit.

Në bulevardin Kralja Aleksandra u panë rreth 30 burra me kapuçë, ndërsa një grup më i madh marshoi në rrugën Ruzveltova.

Organizata CeSID kishte pranuar mbi 200 raportime për parregullsi të mundshme deri në orën 14:00, përfshirë fotografimin e fletëvotimeve dhe votimin familjar.

Edhe organizata CRTA kishte raportuar probleme me fshehtësinë e votës, pengimin e vëzhguesve dhe dyshime për blerje votash.

Vuçiqi kundër studentëve, por të bashkuar kundër Kosovës

Për Kosovën, rezultati i zgjedhjeve mund të ndryshojë udhëheqjen politike të Serbisë, por jo domosdoshmërisht qëndrimin e Beogradit ndaj shtetësisë së saj.

Lista Studentore e konsideron shprehjen “Kosova është Serbi” pjesë të parimeve të saj politike.

Përfaqësuesi i saj, Jugosllav Gashiq, kishte deklaruar më 19 tetor se qëndrimi për Kosovën mbështetet vetëm në Kushtetutën serbe.

Studentët madje e akuzojnë Vuçiqin se ia ka dorëzuar Prishtinës kompetencat policore dhe gjyqësore, duke dobësuar institucionet serbe në Kosovë.

Nga ana tjetër, kampi i Vuçiqit vazhdon ta mohojë pavarësinë dhe e paraqet kundërshtimin e njohjeve ndërkombëtare si sukses diplomatik.

Çfarë thonë sondazhet?

Një anketë e realizuar nga NSPM, i nxirrte studentët përpara me 44.5 për qind, kundrejt 42.7 për qind. Por disa sondazhe të afërta me Vuçiq e nxjerrin atë më lartë.

Dallimet ndërmjet sondazheve e bëjnë të pasigurt përfundimin e garës, ndërsa pjesëmarrja e lartë shton rëndësinë e rezultateve përfundimtare.

Vendvotimet mbyllen në orën 20:00, kur do të fillojë numërimi i votave për përbërjen e parlamentit serb me 250 deputetë.

lartëqindzgjedhje

Të ngjashme

Mbyllen vendvotimet në Serbi, pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhje

Mbyllen vendvotimet në Serbi, pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhje

20:12
Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi: 67.6% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 19:00

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi: 67.6% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 19:00

19:40
Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e bashkuar synojnë tri ulëse

Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e bashkuar synojnë tri ulëse

16:19
Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

09:30

Më shumë nga Lajme

  • 20:25Tensione pranë Kryeministrisë në Tiranë, policia përdor spraj me piper dhe ndërhyn me autobot
  • 20:24Dy policë të plagosur nga sulmi me gurë dhe mjete piroteknike në Llazarevc të Serbisë
  • 20:21Rezultatet e para të zgjedhjeve në Serbi priten nga ora 21:30 deri në 22:00
  • 20:13Rasti në Llaushë: Me veturë të vjedhur, aksidenton policinë
  • 19:48Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë