Kongresisti amerikan, Joe Wilson është shprehur i shqetësuar nga raportimet se qeveria serbe po përgatitet të përdorë dhunë ndaj qytetarëve, që sot dolën në shifra rekord në zgjedhjet parlamentare.
Wilson tha se sulme të tilla që pengojnë procesin zgjedhor do të ishin të papranueshme.
“Ndërsa populli serb po u drejtohet kutive të votimit në numër rekord historik, jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se qeveria potencialisht po përgatitet të përdorë dhunë kundër qytetarëve, me qëllim pengimin e procesit të votimit. Sulme të tilla janë plotësisht të papranueshme. I bëj thirrje Serbisë të ruajë paqen!”, shkroi ai në një postim në X.




