Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami i reagon Kurtit për fjalimin e djeshëm: Po synon rrënimin e Republikës së 17 Shkurtit dhe krijimin e Republikës së “Tretë”

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 12:08
Bajrami i reagon Kurtit për fjalimin e djeshëm: Po synon rrënimin e Republikës së 17 Shkurtit dhe krijimin e Republikës së “Tretë”

Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me fjalimin që ka mbajtur dje kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Sipas Bajramit, Kurti po punon ta shkatërrojë Republikën e Kosovës dhe ta ndërtojë “Republikën Imagjinare të Tretë”, ku gjithë mekanizmat e shtetit jan ënë funksion të partisë dhe atij personalisht, shkruan Reporteri.net.

“Një Republikë ku çkado që flet partia duhet të implementohet nga secili qytetar e secili institucion. Por, projekti i tij do të dështojë sepse nuk lejojmë të cenohet Republika e 17 Shkurtit që Kurti ende nuk e ka njohur”, ka shkruar Bajrami.

Ajo pastaj ka ndarë pjesët e fjalimit të Kurtit, të cilave u është referuar si “gënjeshtra sistematike të tij”.

Sa i përket deklaratës së tij për rritje të pagave në sektorin publik, pensioneve dhe ndihmave sociale, Bajrami ka thënë se “të gjitha rritjet duke filluar nga ajo 6 euro e 80 cent e tutje nuk e indeksojnë pagën as pensionin për normën e inflacionit”.

“Pyesni qytetarët që shkojnë çdo ditë në treg për të blerë ushqime dhe ju tregojnë a i ka rritë dhe sa i ka rritë pagat e pensionet Kurti”, ka shkruar Bajrami.

Lidhur me liberalizimin e vizave, sipas Bajramit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti “ja kanë vonu Kosovës 7 vjet liberalizimin e vizave me gaz e mollotov mbi Kuvend dhe Institucione të tjera shtetërore.”

E për deklaratën për rekorde në secilin sektor, Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti ka shënuar “rekord në import të energjisë, rekord në kosto të importit të energjisë, rekord në kontrata njëburimore, rekord në sulmet ndaj gjykatave, rekord në sulme ndaj mediave e gazetarëve, të parët dhe të vetmit që vendosën Kosovën nën masa ndëshkuese, rekord në nepotizëm, përfitime nga subvencionet, grantet e punësimet e shumë rekorde si këto”.

Albin KurtiHykmete Bajrami

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Kurti e Abdixhiku pas pak pritet të takohen në Kuvend
  • 12:25Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV-së, LDK ka vullnet
  • 12:25Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Komuna e Prishtinës ndërmerr këtë veprim
  • 12:23Arrestohet një person në Shtime, dyshohet për ngacmim seksual
  • 11:50Ambasadori Ajeti pas tragjedisë në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane