Deputeti i LVV’së, Agim Bahtiri, ka thënë se PDK po dëshiron ta destabilizojë shtetin e Kosovës. Sipas tij, PDK po tenton të krijojë frymën që LVV është kundër UÇK-së dhe atyre që po mbahen në Hagë.
“Nuk e kuptoj sa të pafytyrë mund të jenë disa njerëz, që dje e votuan me ngulm këtë gjykatë, por edhe disa të tjerë që thonin se me dy duart do ta votonin sërish, ndërkaq sot dalin e na thonë zhbëjeni ju! Po, ne do të mundohemi me të gjitha format të luftojmë për drejtësi, pa kursyer asgjë”, ka shkruar Bahtiri.
Postimi i plotë:
Është shqetësues fakti se si PDK-ja, po e shfrytëzon çdo mundësi që një protestë paqësore ta kthen në huliganizëm, për të ngritur një kauzë të paqenë, ku qellimi i tyre i vetëm është destabilizimi i shtetit të Kosovës.
Ata po tentojnë të krijojnë frymen, kinse ne jemi kundër UÇK-së, dhe kundër atyre që po mbahen padrejtësisht në Hagë, që është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi, ne edhe atëherë kemi qenë kundër dhe as nuk ua kemi dhënë votat për formimin e asaj gjykate, as nuk kemi bërë thirrje që të votohet ajo gjykatë, dhe për këtë fakt, e kemi ndërgjegjjen e qetë.
Nuk e kuptoj sa të pafytyrë mund të jenë disa njerëz, që dje e votuan me ngulm këtë gjykatë, por edhe disa të tjerë që thonin se me dy duart do ta votonin sërish, ndërkaq sot dalin e na thonë zhbëjeni ju! Po, ne do të mundohemi me të gjitha format të luftojmë për drejtësi, pa kursyer asgjë.

