Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bahtiri sqaron deklaratën e tij për situatën e sigurisë në Skenderaj

GD
Gazeta Demos20 maj 2026 në 22:21
Bahtiri sqaron deklaratën e tij për situatën e sigurisë në Skenderaj

Agim Bahtiri, kandidat për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë tha se “situate e sigurisë në veri është në nivel më të lartë se ajo në Skënderaj.”, duke aluduar se njerëz të Sami Lushtakut, siç i quan ai, janë më të rrezikshëm se sa grupet terroriste serbe në veri.

Pas reagimit të madh të publikut, Bahtiri ka tentuar të arsyetohet, duke thënë se nuk e ka pasur fjalën, për Drenicën Legjendare.

Reagimi i tij:

Pas intervistës sime të dhënë sot në sheshin e veriut të Mitrovicës, kam parë që disa analistë e eksponentë politikë, të rreshtuar “me vesh në krahë” në këtë kohë parafushate, po mundohen me çdo kusht të keqpërdorin e të nxjerrin nga konteksti deklaratat e mia. Qëllimi i tyre është i qartë: sulmi i ulët ndaj meje dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Për të gjithë ata që duan ta kuptojnë të vërtetën, dhe jo manipulimin, po e bëj të qartë: Drenica Legjendare është vlerë, grupet e interesit janë regres Kur kam krahasuar situatën e sigurisë në Veri dhe në Skënderaj, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk e kam pasur fjalën për Drenicën Legjendare. Edhe të vdekurit në varre e dinë se ajo tokë është vetë historia e Kosovës dhe askush nuk mund ta përbuzë apo t’i ulë vlerën asaj. Fjala ime ka qenë ekskluzivisht për situatën e rënduar që kanë sjellë disa grupe të caktuara interesi, të cilat rrahin njerëz në mes të ditës, në mes të sheshit, e madje edhe në prani të gjinisë femërore. Kjo sjellje e pahijshme kurrë s’ka qenë traditë e shqiptarit. Edhe në kohërat më të rënda, kur shqiptarët kanë pasur hasmëri të tmerrshme mes vete, nëse tjetrit i zihej prita por ndodhej në shoqëri të gruas, nënës, motrës apo vajzës, ai lihej i lirë. E jo më, të përgjaket dhe të detyrohet të shtrihet në spital. Tradita jonë ka pasur kode dhe rregulla. Nuk e di nga u erdhi kjo “traditë” e re që të sulmohet shqiptari nga shqiptari në mes të ditës, për shkak të mllefeve të momentit e jo të arsyes. Kjo nuk është rastësi. Më 27 janar të vitit të kaluar, pikërisht në Skënderaj, teksa mbanim tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, të njëjtat grupe na sulmonin me vezë e fishekzjarre, e na ndalnin rrymën vetëm për të na pamundësuar fjalën tonë. Por, nuk u ndalëm atëherë dhe nuk ndalemi as sot. Kosova duhet të ecë përpara dhe nuk mund të mbetet peng i atyre që për vite me radhë e kanë zhvatur këtë vend. E kuptoj që për këto grupe, këto zgjedhje janë çështje “jetë a vdekje”, sepse po e shohin që me Qeverinë Kurti po u ndalen të gjitha përfitimet e paligjshme dhe faqet e zeza që ia kanë bërë Kosovës ndër vite. Mos u mundoni kot të na shfaqni si njerëz që nuk e duan UÇK-në apo që mbjellin përçarje. Populli na njeh mirë. Ne i përulemi me krenari e respekt të përjetshëm UÇK-së, dhe synimi ynë si dje, si sot, si nesër mbetet i paprekur: UNITETI i këtij populli. Agim Bahtiri

VV

Më shumë nga Lajme

  • 16:35Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin
  • 16:33‘Pamje të tij si ushtar më 1999″, Nol Nushi ironizon me foton e Kurtit ku shihet duke u mbrojtur nga vezët
  • 16:31Kusari-Lila reagon pas tensioneve në Kuvend: Sulmi me vezë ishte surreal, nervoza e deputetëve doli jashtë kontrollit
  • 16:14Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska
  • 16:13Nga përsëritja e skenarit te vezët: Si ndodhi kaosi në Kuvend?