Me një shkrim emocionues, Kujtimi, kujton babain e tij, ish-komandantin e UÇK-së, Sahit Jasharin, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Postimi i plotë Babi im, shoku im, heroi im. Ti na mësove çfarë do të thotë ta duash atdheun dhe ta mbrosh me nder, ashtu siç bëre ti gjatë gjithë jetës sate. Nuk do t’i harroj kurrë momentet e tua të fundit. I kam ende para syve: buzëqeshjen tënde, shikimin plot dashuri, tundjen e kokës dhe fjalën që ma thoje: “Mos ta nin.” Kjo do të mbetet përgjithmonë forca ime. Ti nuk ishe vetëm babai im. Ishe shoku im më i mirë, këshilltari im dhe heroi im. Largimi yt ka lënë një zbrazëti që askush nuk mund ta mbushë, por dashuria, mësimet dhe kujtimi yt do të jetojnë përjetë në zemrën time. Të premtoj, babi im, se do ta ndjek rrugën tënde, ashtu siç e ndoqe ti me nder, burrëri dhe dashuri për familjen e atdheun. Do t’i ruaj vlerat që na mësove dhe do të mundohem të jem njeriu për të cilin do të ishe krenar. “O Zoti im, mëshiroje babain tim ashtu siç më rriti kur isha i vogël.” Të desha, të dua dhe do të të dua gjithmonë. Deri në frymën time të fundit do të jem krenar që jam biri yt. Pushofsh në paqe, babi im i dashur. Me mall të pafund, Biri yt. ❤️
Lajme
“Babi im, shoku im, heroi im”, emocionon me fjalët djali i ish-komandantit që vdiq para disa ditësh
