Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Berisha: Qe Agoni nuk është ngufatur nga polici, kjo është e njohur edhe për fëmijët

GD
Gazeta Demos10 korrik 2025 në 18:45
Berisha: Qe Agoni nuk është ngufatur nga polici, kjo është e njohur edhe për fëmijët

Ai ka deklaruar se Agoni ka pasur tri lloje gjakderdhjesh dhe se shkaku i vdekjes nuk ishte ngufatja.

“Po ta thom ty qitu, Agoni i ka tri lloje gj*kderdhjesh, nuk e ngufatë polici, pikë!” ka deklaruar Berisha gjatë një paraqitjeje televizive në T7.

Ndaj pesë zyrtarëve policorë është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa ata po hetohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Sipas Prokurorisë, policët dyshohet se gjatë ndërhyrjes së tyre në arrestimin e Zejnullahut kanë tejkaluar kompetencat, duke rezultuar në vdekjen e të riut.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe institucionet përkatëse kanë premtuar hetim të plotë dhe transparent.

Më 7 korrik 2025, rreth mesnatës, Policia e Kosovës ndërhyri në Lipjan pas një raportimi për një person që po shqetësonte kalimtarët.

Personi në fjalë ishte 27-vjeçari Agon Zejnullahu. Gjatë ndërhyrjes, ai u arrestua nga pesë zyrtarë policorë, të cilët përdorën forcë fizike dhe sprej. Pas arrestimit, Agoni humbi ndjenjat dhe, pavarësisht mbërritjes së autoambulancës, u konstatua i vdekur në vend.

Pesë policët janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, nën dyshimin për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Rasti është nën hetim nga Prokuroria dhe IPK, ndërsa ka nxitur reagime të shumta publike dhe politike.

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë