Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Avokati Misetiq: Me 45 vjet, ZPS kërkoi burgim të përjetshëm- ky gjykim është i mbështetur në thashetheme

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 16:09
Avokati Misetiq: Me 45 vjet, ZPS kërkoi burgim të përjetshëm- ky gjykim është i mbështetur në thashetheme

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, gjatë fjalës së saj përfundimtare të hënën ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, përkatësisht për Hashim Thaçin dhe të tjerët, që në total arrin 180 vjet. Rreth kësaj, avokati i ish-presidentit, Luka Misetiq, deklaroi se me kërkesën për 45 vjet, Prokuroria Speciale po synon burgim të përjetshëm.

Misetiq kërkoi sërish që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, të lirohet dhe të kthehet te familja e tij dhe vendi i tij.

Mishetiq shtoi se vetë Gjykata Speciale dhe Prokuroria e Specializuar nuk do të ekzistonin po të mos ishte Hashim Thaçi i cili krijoi këtë institucion për ta pastruar emrin.

Prokuroria sipas avokatit kryesor të Thaçit ishte në test dhe, dështoi.

“Prezantoi aktakuzë me plot të meta, jo konsistente dhe argumente të palogjikshme.Edhe pse trupi gjykues dëgjoi 130 dëshmitarë, pjesa dërrmuese mbështet në materiale të autorëve që nuk u thirrën, s’u morën në pyetje e ishin të panjohur. Deklaratat e mëparshme të Selimit citohen 450 herë, të Krasniqit 271 herë, të Veselit mbi 200 herë dhe kjo është përpara se të marrim parasysh e të vlerësomë deklaratat joformale e citime qindra citime e librave të publikuara të botuara e të pabotuara, për të cilat Thaçi s’pati mundësi t’i kundërshtonte.Ky është gjykim i mbështetur në thashetheme e dëshmitë e dëshmitarëve dhanë me propagandë e dokumente që u krijuan gjatë luftës e të cilat ndikuan në rrëfimet që u krijuan pas kësaj. Sokol Bashota e shpjegoi këtë fenomen pas juve”,deklaroi ai.

Misetiq po ashtu tha se Gjykata Speciale dhe Prokuroria e Specializuar s’do të ekzistonin po të mos ishte Hashim Thaçi, i cili e krijoi këtë institucion për të pastruar emrin e vetë.

Avokati nuk ka komentuar rreth viteve të dënimit sepse kjo do të thoshte se mbrojtja e pranon dënimin, por ka komentuar kohëzgjatjen që ka kërkuar kryeprokurorja Kimberly West, burgim prej 45 vitesh që sipas tij është e barabartë me burgim të përjetshëm

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Kurti lavdërohet: E gjeta FSK-në me një lloj pushke e një lloj pistolete, sot ka mbi 40 lloje armatimi
  • 22:14Prifti që realizoi mozaikun e Nënë Terezës reagon pas pengimit të vendosjes: Vështirësi të mëdha politike
  • 22:05Ndalimi i mozaikut të Nënës Terezë, reagon nënkryetari i Prishtinës: U pengua me “urdhra në formë britmash”
  • 21:49Gani Koci gati ta mposhtë kanceri në mëlçi: Sëmundja është në fazën përfundimtare të largimit, ju jam borxhli përjetë
  • 21:40Ndalimi i muralit të Nënës Terezë në Prishtinë, Ministria e Ekonomisë: U bë me urdhër të Prokurorisë