Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avdyli ironizon PSD-në: Sa më i madh sikleti i tyre, aq më i madh selameti për LDK-në

GD
Gazeta Demos18 maj 2026 në 19:25
Avdyli ironizon PSD-në: Sa më i madh sikleti i tyre, aq më i madh selameti për LDK-në

Kandidati për deputet nga lista e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar me një postim ironik ndaj PSD-së, duke akuzuar këtë parti se po merret vazhdimisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkak të, siç tha ai, “ringritjes” dhe bashkimit të saj në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli bëri krahasim me të kaluarën politike, duke kujtuar se PSD dikur merrej vazhdimisht me Vetëvendosjen para se kjo e fundit të fitonte zgjedhjet dhe të dilte forca e parë politike në vend

Sipas tij, e njëjta situatë po përsëritet tani me LDK-në. “Ata po e shohin që ajo po bashkohet e po ringritet si asnjëherë më parë”, ka shkruar Avdyli, duke shtuar se sa më shumë sulme të ketë ndaj LDK-së, aq më shumë do të rritet mbështetja për të.

Ai nuk kurseu as ironinë ndaj PSD-së, të cilën e quajti “partiçkë me 6 kandidatë e 60 votues”, ndërsa tha se kjo parti po tregon “siklet” për shkak të zhvillimeve politike dhe rritjes së LDK-së. “Ama sa më i madh sikleti i tyre, aq më i madh do të jetë selameti për LDK-në më 7 qershor”, u shpreh ai.

Në fund të reagimit të tij, Avdyli falënderoi PSD-në në mënyrë sarkastike për angazhimin dhe kritikat ndaj LDK-së, duke shkruar: “Faleminderit PSD, loqka e vogël, për mundin tuaj”

Haxhi Avdyli

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët