Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar për tërheqjen parandaluese nga tregu të disa loteve të formulës për foshnje Aptamil 1 (830 g) dhe Aptamil 2 (830 g), pas një njoftimi të pranuar përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).
Sipas njoftimit, alarmi lidhet me praninë e toksinës cereulide në formulën për foshnje të prodhuar nga kompania Nutricia Cuijk B.V. nga Holanda.
“ Përmes sistemit RASFF është pranuar një njoftim i kategorisë ‘Alert notification’ lidhur me praninë e toksinës cereulide në formulë (qumësht) për foshnje. Bazuar në analizat laboratorike të autoriteteve të Bashkimit Evropian, disa lote të formulës për foshnje të markës Aptamil tejkalojnë kufijtë e lejuar për këtë kategori ushqimore ”, thuhet në njoftimin e AUV-së.
Autoritetet bëjnë të ditur se në tregun e Kosovës janë identifikuar vetëm sasi shumë të kufizuara të këtyre produkteve, të cilat janë importuar më 19 janar 2026 nga një operator ekonomik i autorizuar.
Produktet e identifikuara janë:
Aptamil 1 – 830 g
Lot: 111488577 – Data e skadimit: 01.09.2026
Lot: 111516238 – Data e skadimit: 17.11.2026
Sasia: rreth 5 paketime (3.94 kg)
