Në bazë të Ligjit të Veterinarisë lejohet importi i shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania, me përjashtim të zonave administrative të prekura si Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein ku është konfirmuar prania e gripit të shpezëve.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë plotësim-ndryshimin e vendimit për ndalesën e importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga shteti i Gjermanisë, duke shfuqizuar ndalesën e vendimit të datës 30 tetor 2025.
Ky vendim është marrë duke iu referuar, raportit të fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), raportit të Komisionit Evropian të datës 28.10.2025 dhe Raportit të Autoritetit Kompetent të Gjermanisë të datës 12.11.2025, raporton KosovaPress.
