Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Asamblistja e Komunës së Prishtinës para Qeverisë: Kurti i ka bllokuar institucionet, faturën po e paguan populli

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 08:21
Asamblistja e Komunës së Prishtinës para Qeverisë: Kurti i ka bllokuar institucionet, faturën po e paguan populli

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fjolla Vukshinaj-Reçica, ka deklaruar sot para Qeverisë së Kosovës se mosfunksionimi i Kuvendit nuk është vetëm çështje e debatit politik, por një bllokadë që, sipas saj, po prek drejtpërdrejt qytetarët, komunat dhe projektet zhvillimore.

Vukshinaj-Reçica tha se si përfaqësuese lokale dhe qytetare është aty për të ngritur zërin për njerëzit që çdo ditë presin që institucionet, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, të funksionojnë dhe t’u japin zgjidhje problemeve të tyre.

“Bllokimi i Kuvendit të Kosovës nuk është një debat abstrakt politik. Nuk është vetëm një derë e mbyllur në këtë ndërtesë. Pas çdo dite që Kuvendi mbahet i bllokuar, është një qytetar që pret, një familje që ka një hall, një komunë që ka një projekt dhe një nevojë që mbetet pa zë”, tha ajo.

Asamblistja e Prishtinës përmendi disa shembuj të qytetarëve nga komuna të ndryshme, nga ndërmarrësit dhe fermerët, deri te studentët, punëtorët, pensionistët dhe familjet që presin shërbime më të mira nga shteti.

Ajo tha se një ndërmarrës në Ferizaj pret kushte më të mira për biznes, një fermer në Rahovec mbështetje për prodhimin, një student në Gjilan mundësi për arsim dhe punësim, ndërsa pensionistët dhe familjet në gjithë vendin përballen çdo ditë me kostot e jetesës.

“Këto janë pasojat reale të institucioneve të bllokuara. Sepse një Kuvend që nuk funksionon nuk mund t’i trajtojë siç duhet nevojat e qytetarëve, nuk mund të zhvillojë debatin për politikat dhe buxhetet që u duhen komunave dhe nuk mund t’i mbajë institucionet përgjegjëse”, deklaroi Vukshinaj-Reçica.

Sipas saj, kur Kuvendi bllokohet, nuk bllokohen vetëm deputetët, por edhe zëri i qytetarëve që i kanë zgjedhur ata.

Ajo theksoi se komunat nuk mund t’i zgjidhin të gjitha problemet të vetme dhe se bashkëpunimi me institucionet qendrore është i domosdoshëm për realizimin e projekteve të mëdha.

“Prishtina pritet të mbetet e bllokuar pa Unazën e Jashtme, ndërsa edhe komunat e tjera rrezikojnë të mbesin pa projekte të rëndësishme. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qytetarët nuk kanë kohë për të pritur kalkulimet politike të askujt”, tha ajo.

Vukshinaj-Reçica drejtoi kritika edhe ndaj Albin Kurtit, duke kërkuar zhbllokimin dhe konstituimin e Kuvendit.

“Albin Kurti nuk mundet, në njërën anë, t’i gëzojë privilegjet e Qeverisë, ndërsa në anën tjetër të mbahet i bllokuar konstituimi i Kuvendit. Institucionet nuk janë pronë e një individi dhe as e një partie. Ato janë të qytetarëve”, deklaroi ajo.

Në fund, asamblistja e Prishtinës i bëri thirrje Kurtit që t’i hapë rrugë funksionimit institucional.

“Z. Kurti, zhbllokojeni Kuvendin. Rikthejeni funksionimin e institucioneve. Kthejuani qytetarëve zërin që u takon. Kosova nuk mund të mbahet në pritje, ndërsa qytetarët vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë faturat e kësaj bllokade. Dhe për këtë, fajtor jeni vetëm ju!”, përfundoi Vukshinaj-Reçica.

asamblistjaprishtinësqeverisë

Të ngjashme

PDK-ja vazhdon aksionin para Qeverisë, i bashkohen edhe përfaqësues nga Prishtina

PDK-ja vazhdon aksionin para Qeverisë, i bashkohen edhe përfaqësues nga Prishtina

08:03
Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës

Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës

23:26
Aksion i policisë në rajonin e Prishtinës: 65 urdhëresa të realizuara, 14 armë të sekuestruara

Aksion i policisë në rajonin e Prishtinës: 65 urdhëresa të realizuara, 14 armë të sekuestruara

10:42
Opozita dhe studentët protestojnë para Qeverisë: Kosova është në krizë

Opozita dhe studentët protestojnë para Qeverisë: Kosova është në krizë

08:29

Më shumë nga Lajme

  • 09:07Vuçiq: Do t’i lutem Evropës dhe SHBA-së që të mos bëhet hapja e urës mbi Ibër
  • 09:06Kanosje brenda një kafiterie në Leposaviq, ndërhyn policia
  • 08:58Vëllai sulmon vëllanë në Lipjan
  • 08:57Në gjendje të dehur, shqiptari sulmon dy policë brenda stacionit në Prishtinë
  • 08:56Dyshohet se 2000 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë në Ferizaj