Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar punimin shkencor të kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, në të cilin Ushtria Çlirimtare e Kosovës kritikohet ashpër.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Musliu tha se në momentin që ky punim është bërë publik, Basha do të duhej të jepte dorëheqje, ose të kërkohej shkarkimi i tij.
“Konsideroj që përveç aktit të shëmtuar që e ka bërë Dimal Basha, dhe veprës së shëmtuar që e ka bërë Dimal Basha në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gabimi më i madh dhe më fatal është kur ai tenton të mashtrojë opinionin se gjoja ai nuk e ka ditur që ekziston një studim i tillë”, u shpreh Musliu.
