Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Arta Vokshi-Nallbani, ka vazhduar fushatën e saj zgjedhore me qasje të drejtpërdrejtë, duke zhvilluar takime derë më derë dhe biznes më biznes në qytet.
Vokshi-Nallbani theksoi rëndësinë e këtyre takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët, të cilët, sipas saj, po i tregojnë histori të jashtëzakonshme sakrifice dhe përkushtimi.
Ajo u shpreh se këto rrëfime janë burim frymëzimi dhe e forcojnë vendosmërinë e saj për të sjellë një ndryshim pozitiv në Pejë.
