Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë për dhunë në familje

GD
Gazeta Demos26 prill 2026 në 09:52
Arrestohet një person në Prishtinë për dhunë në familje

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje, bëhet e ditur nga raporti i Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Pas informacionit se i njëjti posedonte armë në shtëpi, policia ka realizuar bastisje në vendbanimin e tij.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta), dy karikatorë, 57 fishekë, një këllëf arme si dhe dy shufra metalike.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 25.04.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje. Raportohet se i dyshuari ka dy armë në shtëpi. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator, 57 fishek, një këllëf i armës dhe dy shufra metalike. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait
  • 12:51Largimi i flamurit të Ukrainës, Përparim Rama: Shteti i Kosovës duhet të respektohet