Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Arrestohet 32-vjeçari në Maliq, i sekuestrohet pistoleta “stilolaps”

GD
Gazeta Demos3 mars 2026 në 15:00
Arrestohet 32-vjeçari në Maliq, i sekuestrohet pistoleta “stilolaps”

Arrestohet një 32-vjeçar me inicialet E.Xh., për posedimin e një pistolete “stilolaps”. Ai u arrestua në flagrancë në një lokal në Maliq.

Shtetasi nuk kishte leje për armën që posedonte dhe ndaj mund të dënohet për veprën penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ”.

Deklarata e plotë e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:

Posedonte pistoletë si stilolaps, me fishekë, kapet në flagrancë në një lokal dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta me formën e stilolapsit.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, strukturat e DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan punën dhe lokalizuan shtetasin e dyshuar, në një lokal në fshatin Podgorie, Maliq.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Xh. iu gjet një send i dyshuar pistoletë me fishekë, i ngjashëm me stilolapsin, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin E. Xh., 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Lajme

  • 23:21Ligji për Specialen drejt rishikimit, grupi punues merr detyrën për hartimin e projektligjit deri javën e ardhshme
  • 23:18Abdixhiku në Darkën e Lamës në Bruksel: Mërgata shkroi një pjesë të historisë së Kosovës
  • 22:32ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
  • 22:11Vdes nëna e dëshmorit kosovar
  • 22:04Hasani: Plani mes BE-së e Britanisë i rëndësishëm për Kosovën e Ballkanin