Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar dy persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me narkotikë, gjatë një aksioni të zhvilluar më 29 mars.
Sipas njoftimit, bazuar në informata operative dhe dyshime të arsyeshme, policia ka arritur të lokalizojë dhe identifikojë një person të dyshuar për shitje të paautorizuar të narkotikëve.
I njëjti është arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit fillestar i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 10.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Në vazhdim të veprimeve hetimore dhe me autorizim të prokurorit, është kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.
