Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”

GD
Gazeta Demos27 shtator 2026 në 12:36
Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”

Pasi herët këtë mëngjes në Zubin Potok u arrestuan nëntë persona nën dyshimin për krime lufte, ka reaguar e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, duke e lidhur aksionin policor me “dëbim të serbëve”.

“Me qëllim që të ushtrojë presion shtesë mbi Zubin Potokun, të dëbojë dhe të frikësojë serbët e mbetur në Kollashinin e Ibrit, Albin Kurti dërgoi këtë mëngjes falangat e tij policore për të arrestuar nëntë serbë me pretekstin e përfshirjes së pretenduar në krime lufte. Njësitë e armatosura të Kurtit hynë këtë mëngjes rreth orës gjashtë, pikërisht në Kryqëzimin, në shtëpitë e kryefamiljarëve serbë në fshatrat Drien, Kalludër, Velji Breg, Crepuljë, Uglar dhe shoqëruan nëntë serbë. Ndërsa njerëzit flinin, ata u zgjuan nga policia, e cila thyente dyert dhe gjithçka para vetes”, thuhet në reagim, raportojnë mediat serbe.

Kjo zyrë tha se ka kontaktuar me familjet e të arrestuarve që atyre tanë “t’u sigurohet mbrojtje juridike”.

Beogradi i quajti arrestimet “hakmarrje ndaj serbëve”, dhe për “zhvendosjen e opinionit publik” nga aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Zubin Potok, nëntë persona janë arrestuar nën dyshime për krime lufte kundër popullatës civile. Operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Sipas Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës operacioni i koduar “Dosja 23” u realizua në orët e hershme të mëngjesit të 27 shtatorit në Zubin Potok, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Operacioni vjen pasi më 19 shtator u konfirmua, përmes analizës së ADN-së, se mbetjet mortore të tri viktimave të gjetura në varrezat masive në Zubin Potok, i përkisnin “Grupit të Intelektualëve”.

krimelufteserbëve

Të ngjashme

9 të arrestuar për krime lufte në veri të vendit

9 të arrestuar për krime lufte në veri të vendit

09:28

Më shumë nga Lajme

  • 13:31Koci: A ka lidhje insistimi i Serbisë për veriun edhe me fshehjen e krimeve të luftës?
  • 13:21Australia i bashkohet zërit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 13:07OIK thirrje organeve kompetente për rastin e infermieres: Të hetohet me seriozitet
  • 12:45"Pesë pare nuk i jap për Gjykatën Speciale" - Flet një ndër të ftuarit e parë nga ZPS: Falë iu qoftë jeta jem në interes të çështjes kombëtare
  • 12:42Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, lëndohet një person