Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Armend Zemaj flet për situatën në LDK: Na intereson analiza e rezultatit zgjedhor dhe formimi i institucioneve

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 15:19
Armend Zemaj flet për situatën në LDK: Na intereson analiza e rezultatit zgjedhor dhe formimi i institucioneve

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka nisur të mblidhet pasditen e sotme, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë analiza e rezultatit zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm të partisë.

Para nisjes së mbledhjes, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, foli për herë të parë për situatën brenda partisë. Ai tha se prioritet për LDK-në është analiza e rezultatit zgjedhor dhe formimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet.

“Ajo që i intereson subjektit tonë politik është analiza e rezultatit zgjedhor dhe formimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit”, deklaroi Zemaj.

I pyetur nëse në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, Zemaj nuk e konfirmoi një gjë të tillë, por kërkoi që debatet e brendshme të zhvillohen brenda strukturave të partisë.

“Do të kisha kërkuar mirëkuptimin në atë çka përfaqësoj. Preferoj debatin brenda subjektit tim politik, si dhe ruajtjen e unitetit dhe kërkesës çdo herë për fitore. Por çdo rezultat kërkon reflektim mbi shifrat, numrat dhe rezultatet që i merr subjekti politik”, u shpreh ai.

Më shumë nga Lajme

  • 17:23Raportohet se apeli ka liruar dy veteranët e UÇK-së që ishin arrestuar për deputetin e pushtetit në protestë
  • 17:13Kurti takohet me zëvendëspresidentin e EIB-së, diskutojnë investimet në shëndetësi dhe infrastrukturë
  • 17:03Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë
  • 16:48Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona
  • 16:47MINTI intensifikon kontrollet për çmimet e barnave, shqiptohen gjoba në Pejë