Një pasagjer nga Kuba u ndalua në aeroportin e Miamit, në SHBA, pasi doganierët vunë re një fryrje të dyshimtë në pjesën e belit.
Gjatë kontrollit të detajuar, autoritetet zbuluan gjashtë tuba plastikë të mbështjellë me shirit ngjitës dhe të qepur brenda pantallonave të tij. Në to ndodheshin 10 zogj të gjallë: tetë Yellow-faced Grassquits dhe dy Blue Grosbeaks, specie të përfshira në tregtinë e paligjshme të shpendëve, shkruan Daily Star
