Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka thënë se kjo parti është e gatshme të mbështesë çdo formë të ligjshme të iniciativave institucionale që synojnë t’u ndihmojnë ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë.
Arifi, në Five të TV Dukagjinit, ka thënë se Aleanca do të mbështesë iniciativa të tilla, pavarësisht formës së tyre, përderisa janë të ligjshme dhe synojnë t’u ndihmojnë ish-pjesëtarëve të UÇK-së në këtë proces.
“Në çdo kohë, çdo draft, çdo formë të ligjshme të Kosovës që bëhet për t’iu ndihmuar komandantëve të UÇK-së që janë atje, për t’iu ndihmuar në këtë proces, Aleanca është e gatshme”, ka thënë Arifi.

