Avokati Arianit Koci ka reaguar përmes një postimi, duke kritikuar ata që, sipas tij, më herët kundërshtuan ashpër Gjykatën Speciale dhe thirrën qytetarët të dalin në rrugë, ndërsa tani kërkojnë që Ligji për Specialen të kthehet në Kuvend.
Koci ka ngritur pikëpyetje për këtë ndryshim qëndrimi, duke e lidhur atë edhe me mbështetjen e madhe elektorale për kryeministrin Albin Kurti.
“Protestuat ashpër, e thirrët popullin me dalë në rrugë, e tash po kërkoni që Ligji për Specialen të kthehet në Kuvend?”, ka shkruar Koci.




