Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, me rezultatet e deritashme ka siguruar mandatin e deputetit nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Në Rubikon të Klan Kosova, ai konfirmoi se do ta dorëzojë mandatin e fituar, për të vazhduar punën në Komunën e Gjakovës, të cilën edhe e drejton.
“Nuk do ta mbaj pozitën e deputetit për shkak se duhet me dërgu Gjakovën në zgjedhje menjëherë. Do ta mbaj pozitën e kryetarit të Komunës dhe të partisë. Do të angazhohem shumë në parti. Nuk do të marr detyra tjera. Do të jem i fokusuar në Komunë, i kam edhe disa punë tepër të rëndësishme me i kry. Në Gjakovë e dinë se është mandati im i fundit”, deklaroi Gjini.
