Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2025 në 22:52
Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten, kanë konfirmuar familjarët e tij.

Familjari Shkëlzen Spahiu ka shkruar në Facebook se Arbnori ka hyrë në Kosovë gjatë mbrëmjes së sotme.

“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, ka shkruar ai.

Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe akuzohet nga autoritetet serbe për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ishin mbajtur protesta me kërkesë për lirimin e tij.

Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e kishte përmendur arrestimin e Spahiut edhe në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:38Ramadani: Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë e Manastirit të Deçanit, kjo është një arritje serioze
  • 14:31“Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa”
  • 14:21Rama - VV'së: Kapuni për dore, merreni Kallxo.com dhe Koha.net të vinë në Drejtorinë e Kadastrit dhe Urbanizmit t'i shohin lëndët
  • 14:17“Shteti po shpërbëhet para syve tanë”, Berisha: Duhet të reagojmë, VV do sërish zgjedhje
  • 13:55LBK: Ministër, mjaft më me pompozitetin që dëmton prodhuesit vendorë