Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arber Tolaj: Raporti i Auditimit zbulon keqmenaxhim serioz në SHSKUK

GD
Gazeta Demos4 qershor 2026 në 18:33
Arber Tolaj: Raporti i Auditimit zbulon keqmenaxhim serioz në SHSKUK

Kandidati i Aleancës për deputet, Arber Tolaj, ka reaguar pas publikimit të raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), duke e cilësuar gjendjen në sektorin shëndetësor si alarmante dhe pasojë të keqmenaxhimit institucional.

Sipas Tolajt, raporti evidenton një sërë parregullsish të rënda, përfshirë mbi 8.4 milionë euro pasuri të paregjistruara, 3.8 milionë euro shpenzime të keqklasifikuara, barna me afat të skaduar në stok si dhe pajisje mjekësore të paregjistruara.

Reagimi:

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), nxjerr në pah një gjendje shqetësuese të menaxhimit të sistemit shëndetësor.

Mbi 8.4 milionë euro pasuri të paregjistruara, 3.8 milionë euro shpenzime të keqklasifikuara, barna me afat të skaduar në stok dhe pajisje mjekësore të paregjistruara dëshmojnë mungesë serioze të kontrollit dhe llogaridhënies.

Fakti që SHSKUK ka marrë Opinion të Kualifikuar nga auditori është alarm për mënyrën se si janë menaxhuar paratë publike, ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesë barnash dhe vështirësi në marrjen e shërbimeve shëndetësore.

Shëndetësia nuk mund të vazhdojë të jetë viktimë e keqmenaxhimit, ndërsa qytetarët paguajnë çmimin e kësaj papërgjegjësie.

128 1 11 5

#DrArberTolaj5 #AAK128 #SiguriEnergjiZhvillim

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme