Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Anulohet seanca për spiunazh, Gjykata urdhëron ekzaminim psikiatrik për Bedri Shabanin

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2025 në 08:52
Anulohet seanca për spiunazh, Gjykata urdhëron ekzaminim psikiatrik për Bedri Shabanin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ndaj të akuzuarve për spiunazh Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, e paraparë të mbahej sot, është anuluar.

Anulimim është bërë pasi thuhet se trupi gjykues në këtë çështje penale ka urdhëruar një ekzaminim lidhur me gjendjen mendore të të pandehurit Shabani, sipas propozimit të mbrojtjes së tij.

“Anulimi është bërë nga trupi gjykues dhe bazohet në faktin se është urdhëruar ekzaminimi psikitatrik i të pandehurit B.SH., i cili ekzaminim nuk mund të përfundohet në kohë të shkurtër”, thuhet në njoftim. Gjykata ka njoftuar se lidhur me caktimin e datës së radhës në këtë çështje penale, palët do të njoftohen paraprakisht, përmes ftesave të gjykatës.

Shabani dhe Qerimi janë të akuzuarit e parë për spiunazh që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në aktvendimin për konfirmim të aktakuzës të nxjerrë më 30 prill, Themelorja ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Shabani dhe Qerimi kanë bërë spiunazh si pjesë e BIA-s.

Ata, në shqyrtimin fillestar i kanë mohuar akuzat për spiunazh.

Sipas informacioneve të lëshuara nga Prokuroria Speciale, Shabani dhe Qerimi mblodhën informata që do t’i shërbenin BIA-s së Serbisë për ta ndërtuar një narrativ të rremë për një rrjet të trafikimit të organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës.

Qerimi në bazë të aktakuzës i ka dërguar zyrtarit të BIA-s Sërgjan Rosiq edhe të dhëna të klasifikuara që lidheshin me veprimtarinë e Prokurorisë Speciale.

E Shabani, në bazë të pretendimeve të prokurorisë, përveç Rosiqit, pati kontakt edhe me një zyrtar tjetër, Bogolub Janiçeviq, që kishte rol udhëheqës në masakrën e Reçakut.

Të pandehurit, sipas aktakuzës, kanë përdorur celularët dhe postën elektronike për të dërguar të dhëna, e po ashtu edhe janë takuar fizikisht me zyrtarët e BIA-s në territorin e Serbisë.

Paragrafi 3 i nenit 124 të Kodit Penal parasheh që personat që hyjnë në shërbim të huaj të inteligjencës, mbledhin të dhëna apo e ndihmojnë shërbimin e shtetit të huaj në ndonjë mënyrë, dënohen minimalisht me pesë vjet burgim.

Gjykatë

Më shumë nga Lajme

  • 14:09Nol Nushi e tall Albin Kurtin: Pamje ekskluzive të tij si ushtar i UÇK-së
  • 13:50Haxhiu: Edhe ne kemi hedhur vezë, por ne kemi hedhur për Gjykatën Speciale - s’krahasohemi me situatën e Kadrijajt
  • 13:48Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar
  • 13:48Gjini pas situatës në Kuvend: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin
  • 13:28Aksident i rëndë në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar