Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Anëtari i VV-së e merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të ATK-së, në ceremoni edhe Murati

GD
Gazeta Demos14 gusht 2025 në 12:32
Anëtari i VV-së e merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të ATK-së, në ceremoni edhe Murati

Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të ri të Administratës Tatimore të Kosovë. Drejtori i vjetër, Ilir Murtezaj, ia dorëzoi detyrën drejtorit të ri, Mentor Hyseni, që është anëtar i VV’së.

Në ceremoni mori pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Në këtë ceremoni mori pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, i cili falënderoi z. Murtezaj për punën dhe rezultatet e arritura gjatë mandatit të tij, duke theksuar se kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm në rritjen e të hyrave buxhetore dhe përmirësimin e shërbimeve tatimore. Ministri Murati gjithashtu uroi z. Hyseni për detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen e plotë të ministrisë për të avancuar më tej reformat dhe për të forcuar kulturën e llogaridhënies dhe transparencës në sistemin tatimor të Kosovës.”

Murtezaj ka falënderuar stafin për bashkëpunimin dhe përkushtimin.

“Z. Murtezaj falënderoi stafin e ATK-së për bashkëpunimin dhe përkushtimin gjatë viteve të tij në detyrë, duke theksuar se suksesi i institucionit është rezultat i punës së përbashkët. Ai i uroi suksese drejtorit të ri z. Hyseni në realizimin e objektivave strategjike të Administratës Tatimore.”

Hyseni tha se do ta ushtrojë detyrën me profesionalizëm, integritet dhe dinjitet.

“Nga ana tjetër, z. Hyseni shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe theksoi se do ta ushtrojë detyrën me profesionalizëm, integritet dhe dinjitet, duke vënë në prioritet ngritjen e transparencës, përmirësimin e efikasitetit, si dhe shërbimet ndaj tatimpaguesve. Ai po ashtu, u zotua se do të punojë ngushtë me stafin e ATK-së dhe partnerët institucionalë për të garantuar mbledhjen e drejtë dhe të barabartë të të hyrave buxhetore, në përputhje me ligjin dhe në të mirë të interesit publik. Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.”

Më shumë nga Lajme

  • 11:15Arrestohen dy shtetas të Kosovës në Shkup, u kapën me 230 mijë euro të falsifikuara
  • 10:44E gjeti në një parking në Malishevë, qytetari e dorëzon në polici portofolin me mbi 2900 euro
  • 10:37Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, ndalohet “dëshmitari” nga Zupçi
  • 10:33Sulmohet një shtetas i Kosovës nga një serb në Leposaviq, arrestohet nga Policia
  • 10:18‘‘Qiti krejt paret që i ki’’, grabitje me thikë në Gjakovë - Prokuroria jep detaje