Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi ishte i dehur e çon vetë në spital

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 09:22
Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi ishte i dehur e çon vetë në spital

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi, teksa drejtonte një ambulancë nën efektin e alkoolit, ka aksidentuar një të moshuar mbrëmjen e së premtes, në afërsi të bibliotekës së qytetit.

Siç raporton TopChannel, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë kur është përplasur nga ambulanca. Për pasojë, ai ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve të para, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit, drejtuesi i ambulancës ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital.

Policia i ka kryer testin e alkoolit drejtuesit të ambulancës, i identifikuar me inicialet E.Q., rreth 44 vjeç, dhe rezultati ka konfirmuar se ai ishte nën efektin e alkoolit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, E.Q. është arrestuar dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimin e aksidentit.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

spitalambulancadehur

Më shumë nga Lajme

  • 15:10Punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë, kërkojnë rritje dhe pagën e 13-të
  • 15:07Shtrenjtimi i naftës, Kusari-Lila: Çmimi tavan për naftën mund të rikthehet
  • 15:03MASh thirrje prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve
  • 14:5333 mijë fermerë aplikuan për subvencione, Ministria nis ekzekutimin e pagesave
  • 14:52Sekuestrohen mallra mbi 10 mijë euro dhe ndalohen tre të dyshuar në Ranillug