Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua ka rikujtuar prindërve dhe kujdestarëve ligjorë se tekstet dhe materialet shkollore të subvencionuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9) duhet të ruhen me kujdes dhe të kthehen në shkollë në përfundim të vitit mësimor.
Në një postim në Facebook, kjo ministri tha se në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASh Nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, dhe Deklaratën e prindit/kujdestarit ligjor përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027, “nxënësit dhe prindërit kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe kthimin e teksteve shkollore bazë në gjendje të përshtatshme për ripërdorim”.
“Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës, në përfundim të vitit mësimor”, ka njoftuar MASh-i.
